Grupi i vullnetarëve që po ndihmojnë të mbijetuarit nga tërmeti në Siri, kanë publikuar një video emocionuese të një fëmije që u shpëtua nga rrënojat.
I vogli buzëqesh menjëherë pasi nxirret nga gërmadhat dhe fillon të luajë me ekipin e shpëtimit që nuk i kursen brohoritjet dhe përqafimet.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar sipas të dhënave më të fundit mbi 11 mijë viktima dhe mijëra të plagosur, numër që vijon të rritet.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
https://youtu.be/t_ljqOyO3L8?t=4