Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    VIDEO: “Pse më provokon?” – I shkoi me vonesë në mësim, mësuesja në Tiranë tërheq nxënësen nga flokët

    Po futej në Tiranë, aksidenton 12-vjeçarin në rrugë dhe largohet nga vendngjarja

    Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj

    Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini

    • Media Polis
      Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    Preç Zogaj tregon dy mënyrat se si mund të dalë nga kriza PD-ja

    “Poeti laureat”, mes banalizimit dhe nevojës për ta bërë si bota

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj/ Kukësi, në shtëpinë e opozitës nuk përmendet litari

    Kush përfiton nga puna e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme

    REFLEKSIONE nga Erl Kodra: “Bravo” Albin Kurti. Bukur ia punove Kosovës!

    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 121 mijë studentë në auditore, shkencat dhe mësuesia rrezikojnë zhdukjen! Pse të gjithë duan të veshin ‘bluza të bardha’

    SHIFRA E DITËS: 10 vendet me sistemet më të mira dhe më të këqija arsimore në botë… talenti dhe Shqipëria

    “Shkëlqimi dhe rënia” e Universitetit të Tiranës, bie me 200 vende të tjera në renditje. Dija dhe cilësia drejt “greminës”!

    Tradita e 15 viteve Master në UET, diplomohen rreth 300 studentë në këtë jubile

    Master në media digjitale, në bashkëpunim me UET, të rinjtë praktikë në Euronews

  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Ndodh çudia në Greqi! 13-vjeçarja shkon me dhimbje të forta në spital dhe lind foshnjën pa e ditur se ishte shtatzënë

    PS rezolutë në Kuvend për sulmet në veri të Kosovës

    Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë

    Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës

  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Horoskopi për ditën e diel 2 tetor 2022!

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 5 tetor 2023

    Më shpejt nga ç’e prisnim! Zbulohet data e DASMËS së Venera Lumanit dhe Lind Islamit

    Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim së shpejti këngëtaren

    100 librat më të mirë të zhanrit mister dhe thriller të të gjitha kohërave

Fillimi Kryesore

Vepra e Kadaresë, shtegu i kërkimit të universales brenda individit

Share on FacebookShare on Twitter

Mbi librin “Leximet e pafundme të Kadaresë” të autorit Ballsor Hoxha, botimet Uetpress 2021

Dr. Irena Myzeqari

Për të disatën herë, po shkruhet për Kadarenë. Jo pse ai është shkrimtari më i madh i letrave shqipe, por sepse kanoni i tij letrar ndërton një paradë estetikisht shteruese dhe sfiduese të kulturës dhe identitetit shqiptar.  Është pikërisht kjo veçanti e veprës së Kadaresë që ka bërë për vete shumë studiues, të cilët njëlloj si studiuesi i letërsisë, Ballsor Hoxha, tentojnë të ofrojnë lexime alternative të teksteve të tij.

I konceptuar në 7 kapituj, punimi i studiuesit Hoxha ndalet tek temat më identifikuese të universit Kadarean, të cilat shërbejnë si harta njohëse të botës njerëzore në tërësi dhe të shqiptarit si entitet kulturor, në veçanti.  Vëtë studiuesi pohon se teksti Kadarean është një mundësi e individit për t’u venë në kontakt me pandjeshmërinë e tij, të vihet në raport me kaosin e gjithë njerëzimit, pamundësisë dhe asgjësë universale.

Kapitulli i parë i studimit fokusohet tek një nga temat më të abstrakte dhe më të vështirat për t’u kuptuar e analizuar tek vepra e Kadaresë. Titulluar “Urëzimi”, ky kapitull fjalëson gjendjen më të jashtëzakonshme të personazheve dhe realiteteve që krijon autori, gjendjen e ndërmjetësisë, gjendjen e një procesi që nuk anon nga asnjë ekstrem, por nuk është në vetvete as balancë. Përkundrazi, është një gjendje e vazhdueshme e papërcaktueshmërisë, gjendje e cila kthehet në fatin përfundimtar të personazheve. Për studiuesen Edlira Birko, vlera e Ismail Kadaresë qëndron pikërisht tek dhënia jetë e kësaj gjendjeje të ndërmjetme, e cila është gjendje natyrore e vetë njerëzores.

Urëzimi që përmend studiuesi Hoxha, është kalimi dhe zhvillimi i ngjarjes midis të skajmeve dhe zgjatimi identitar i personazheve për të zgjatur limitet identitare të tyre. Gjuha e vetmisë është gjuha e gjendjes së ndërmjetme sepse, ndërkohë që universi kërkon një rend simbolik që ndjek normalen, personazhet Kadareane tentojnë t’i ikin, të zhbëjnë, dhe si protestë, vendosin të jetojnë në urë, në ndërmjetësi.  Ndaj edhe për studiuesin Hoxha, “realitetet/konvencionet e rendeve simbolike shtrihen, shtjellohen brenda pushteteve, duke krijuar rrëfimin mbarënjerëzor; rrëfimi është reflektim i lirisë së njeriut që del nga rendi simbolik”.

Kjo dy botësi dhe gjendje e midistë, tek Kadareja shfaqet pothuaj në të gjithë karakteret që ai ndërton, por romani “Ura me tre harqe” dhe “Kush e solli Doruntinën”, paraqesin tek lexuesi formën më të lartë të përshkrimit të kësaj gjendjeje. Kadare merr simbolikën mitologjike dhe e hedh  në një fushë përtej të mirës dhe të keqes; ai nuk gjykon, ai vetëm lejon karakteret të lundrojnë në papërcaktushmërinë.  Para urës dhe pas urës, Murrash Zenibisha pret fatin e tij prej të muruari, ndërsa midis dy botëve, asaj të vdekjes dhe të jetës, ikën dhe vjen Doruntina, dhe qenia dhe mosqenia e saj i tregojnë  lexuesit të vërtetat e ngjarjes.  Vetë studiuesi Hoxha pohon se “sipas të gjitha fakteve brenda këtyre dy romaneve, “Kush e solli Doruntinën” ndodh para “Ura me tri Harqe” dhe janë historikisht në vazhdimësi, e para në të dytën. Por, lënë të veçanta shënjojnë përpjekjen e këtij kolektivi në dy kontekste të ndryshme, për të  arritur në një pikë përfundimtare, një shtrirje, arritje, të këtij kolektivi”.

Nëse te kapitulli i dytë, studiuesi Hoxha ndalet shkurtazi të ballafaqojë tragjedinë e veprës me tragjedinë individuale,  kapitulli i tretë bën një kthesë të befasishme dhe zhytet në grand narrativën e gjithë veprës së Kadaresë, letërsisë dhe religjionit. Shumë studiues, të cilët kanë qëmtuar tematikat edhe identitetet tek kanoni i tij,  kanë venë re një këmbëngulje të Kadarësë për të ligjëruar dhe ligjetimuar religjionin ndër shqiptarë, si element thelbësor identitar. Ithtar i tezës se, Lindja, kur na arriti, solli vetëm të këqijat e saj,  Kadareja ngulmon të krijojë një identitet kombëtar të pastër prej “prekjeve” Lindore, të cilat i  parashtron si devijime përmbajtësore të shtyllës identitare shqiptare. Nëse për shumë personazhe, ndërmjetësia është bekim dhe zhvillim, personazhet historike kombëtare nuk mundet të jetojnë në ndërmjetësi në religjon, si një dimension eksplorimi, por janë të destinuar të shfaqin haptazi besimet e tyre, si një formë e qëndresës ndaj tjetrit.

Analiza që i bën studiuesi tregimit “Lamtumira e së keqes”, është një tregues i gjithë elementeve Lindorë, të cilët pasi u instaluan në vendin tonë i dhanë jetë pjellave të këqija politike e estetike, rrënjët e të cilave nuk janë shkëputur edhe sot. Do të ishte e volitshme në ketë pjesë që, vetë studiesi të fokusohej edhe në  kritika që i janë bërë kësaj këmbëngulje të Kadaresë për të anatemuar çdo gjë Lindore,  një pjesë e mirë e të cilës është, ka lindur dhe është zhvilluar në Kosovë, si një përpjekje për të parë në mënyrë më gjithëpërfshirëse ndikimin që Lindja ka pasur në zhvillimet identitare në hapësirat tona kulturore. Qëndrimi i studiuesit Hoxha, duket të puthet më së miri me qëndrimin e vetë Kadaresë “se brenda religjionit rri fuqishëm epshi për pushtet i njeriut. Se cilido Islam, para modernizmit apo pas, dhe qoftë në post-modernizëm, bartet nga njeriu e njeriu bartës formësohet dhe rron në epshin për pushtet”.

Duke dashur të ngacmoj lexuesin, por pa vrarë kureshtjen e tij, ndalesa e fundit e imja në këtë lexim është thyerja e magjishme midis dy botëve te një nga romanet më të arrirë të Ismail Kadaresë, “Prilli i thyer”. Goditës për nga gdhendja estetike e personazheve, “Prilli i thyer” është një përballje titanësh midis vdekjes dhe jetës, të resë dhe zakonores, një përballje finale midis fatit të individit për humbje dhe shpresës për jetë.  “Prilli i thyer” është një Hyzun Pamukian jo fatalist, por pranues, dhe  vënia përballë e Gjogut me Dianën, është ndërmjetësia, e midisshmja që ndodh midis dy skajeve të jetës.  Kulla është vendi ku ndodh ky rrotullim i kësaj gjendjeje; njërin e nis drejt jetës dhe tjetrin drejt vdekjes, të tjetërsuar, sepse Gjogju vdiq ndryshe nga c’kish për të vdekur, e Diana vazhdoi të jetonte,  ndryshe nga ç’kish jetuar.

Studiuesi Hoxha e sheh “Prillin e thyer” si një terren ku Kadareja përthyen dy narrativat botërore, atë individuale dhe atë botërore. Për të, narrativa e parë na vjen në formën e fatalitetit të Gjogut, kur autori thotë se “Motivimi i njeriut brenda fatit, apo në përshkallëzim të të drejtës nëpër shtresat e rendit shoqëror, janë një përvijim i jetës brenda fatalitetit të të jetuarit nën zonën e vdekjes. Por në një qëmtim aq të thellë, njeriu del i pandashëm nga njeriu tjetër, qoftë përmes përvijimit (metanarrativit) religjioz, qoftë përmes përvijimit (metanarrativit) psikanalitik, njeriu arrin në pandashmëri, pakufishmëri qeniesimi, duke mos arritur të ndajë vrasësin nga i vrari, dhe murana bashkon gurët në një krijesë bindjeje ndaj vdekjes”. Ndërkaq, grand narrativi na vjen me Dianën apolitike, me Dianën e ngjashme me Orët, Artemisën që mbetet dhe qëndron mbi botën, sepse Diana është mistikja, është shpirti. Vetë Hoxha thotë se “në metanarrativin para – postmodernist, kërkimi i kufirit, apo zonës ku ndodhet Diana e romanit “Prilli i Thyer”, pas momentit të takimit me aktantin e vdekjes, i takojnë mistikes dhe spiritizmit. Ato klasifikohen në imagjinatë të pastër, që nuk kanë për bazë realitetin. Por tretja e Dianës është një hije që thërret, e përjashtuar nga jashtë këtij sistemi, për të përshkënditur vërtetësinë e vdekjes në mesin e të gjallëve brenda këtij sistemi”.

E bukura e autorëve të mëdhenj qëndron tek dinamika e pakohësisë. Kadareja ka shkruar në një kohë duke dashur të jetë i asaj kohe, por duke i shpëtuar përkufizimit të saj. Ndaj, tematikat ose  personazhet që do gjejmë tek ai, sot e nesër, do t’i flasin përjetësisë, sepse drama e Tokës është  kaosi ku përballet Universi dhe individi. Siç do të thoshte Stefan Crane, i pari nuk ndjen asnjë obligim ndaj të dytit, ndërsa i dyti gënjen veten se është krijuar për të qëndruar, duke harruar se i vetmi fat i tij është të jetuarit midis skajeve të të parit.

***

Ky tekst përpiqet që, në spontanitetin e shënjimeve të teksteve Kadareane, të kapë kumtin e tyre. Kjo e bën studim apo lexim, këtë punim? Mungesa e një argumentimi klasik, një metode klasike, një vargu të pafundmë të citimeve, në këtë studim/lexim është ikja prej skematizimit të veprës Kadareane, etablimit të saj si të përmbyllur apo edhe të përkufizuar. Me qëllim, ky lexim/studim përdor esenë, shkrirjen e teorisë dhe interpretimit, spontanitetin e metodës së rastit në përzgjedhje dhe lexim, si dhe shumë metoda të tjera, për të krijuar një efekt dhe një shenjim të pafundmë, apo të pafundësisë së leximit të veprës së Kadaresë.

Ky lexim/studim është autonom dhe i pavarur nga skematizimet e klasikes së studimit. Është refuzim estetik për të arsyetuar mbi bazën e një formule apo për të përsëritur atë që thuhet, këtu, mbi veprën e Kadaresë. Është rebelim ndaj përkufizimit të veprës së artit dhe refuzim i përkufizimit të shenjueshmërisë së pafundme të artit.

Andaj, ky tekst mbi pafundësinë e veprës së Kadaresë, është pikësëpari ese, “shkrirje” e tërë mënyrave të leximit dhe pasionit në lexim, si kumt dhe si arritje tej, edhe në tjetrin. Si çmuarje dhe thellim në të pavërejturën e studimit skematik të veprës së Kadaresë./ Autori

Ju sugjerojme

Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini
Aktualitet

13:06 | 04/10/2023
Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet në SPAK

11:52 | 04/10/2023
Pranoi se ishte organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, Serbia i ‘garanton’ lirinë
Kosova

10:35 | 04/10/2023
Lirohet nga paraburgimi Milan Radoiçiçi, i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës
BOTA

10:33 | 04/10/2023
Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, dyshime se shoferi humbi vetëdijen për shkak të ndonjë sëmundjeje

08:46 | 04/10/2023
Komuniteti shqiptaro-amerikan letër Joe Biden: Të shqetësuar nga kërcënimet e Serbisë drejt Kosovës

08:29 | 04/10/2023
Para
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK ambasadorin Soreca

Javën e ardhshme mbërrin i nxehti Afrikan, ja ç’thonë sinoptikanët

Prej të martës nis sërish vala e të nxehtit afrikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • VIDEO: “Pse më provokon?” – I shkoi me vonesë në mësim, mësuesja në Tiranë tërheq nxënësen nga flokët
  • Po futej në Tiranë, aksidenton 12-vjeçarin në rrugë dhe largohet nga vendngjarja
  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e enjte 5 tetor 2023
  • Ndodh çudia në Greqi! 13-vjeçarja shkon me dhimbje të forta në spital dhe lind foshnjën pa e ditur se ishte shtatzënë
  • Më shpejt nga ç’e prisnim! Zbulohet data e DASMËS së Venera Lumanit dhe Lind Islamit
  • Koncesioni i sterilizimit, lihet në burg ish zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj
  • Lajm i shumëpritur për shqiptarët! Nisin sot aplikmet për Lotarinë Amerikane, rregullat që duhet të dini
  • Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 28-vjeçarit në Përmet
  • PS rezolutë në Kuvend për sulmet në veri të Kosovës
  • U kap me snajper në makinë, 7 vite burg për ish-efektivin e RENEA-s

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al