Aktualitet

Veliaj fitoi gjyqin ndaj Tabakun, reagon Rama: Shpif shpif se...

Shkruar nga Liberale
Veliaj fitoi gjyqin ndaj Tabakun, reagon Rama: Shpif shpif se...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun për çështjen e Unazës së Re.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili përmes një mesazhi në ‘Twitter" me ironi thotë se prioriteti numër një i Partisë Demokratike është: "Shpif shpif se diçka mbetet!".

"Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi:", shkruan Rama. /Gazeta Liberale

https://twitter.com/ediramaal/status/1272881415131103233?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1272881415131103233&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fveliaj-fitoi-gjyqin-ndaj-tabakun-reagon-rama-shpif-shpif-se-dicka-mbetet-prioriteti-nr-1-i-pd-se-nje-varg-gjyqesh-vazhdojne%2F

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH