Aktualitet

Vdes punëtori në Kavajë, pranga administratorit 27-vjeçar të pallatit

Shkruar nga Liberale
Vdes punëtori në Kavajë, pranga administratorit 27-vjeçar

Një 27-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar nga Policia e Kavajës. I riu është arrestuar pasi ditën e djeshme, ka rënë nga kati i pestë i një pallati ku po punonjës një punonjës 45-vjeçar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia sqaron se objekti po ndërtohej nga firma në administrim të 27-vjeçarit A. K. I riu akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH