Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, nëna: Punonjësit më thanë se djali ishte përmendur

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 3-vjeçarit në kopësht, nëna: Punonjësit

Nëna e 3-vjeçarit që u mbyt në kopështit ka zbuluar si ka mësuar lajmin e trishtë se fëmija i saj kishte humbur jetën.

Ajo thotë se është mashtruar nga punonjësit e kopështit dhe se ka qenë doktori që e ka njoftuar se djali i saj ka mbërritur i pajetë në spital.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna për mediat.

Daja i fëmijës, Durim Kaja hedh dyshime se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi, ashtu sikurse kanë dhënë versionin zyrtar grupi hetimor.

​“Jemi drejtuar para prokurorisë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Mos e paftë këtë hall që na ka rënë. Kemi çuar fëmijën në çerdhe si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur. Dua që ju mediat të shkoni ta kontrolloni në një vend 60 pont lartësia, kur ne fëmijën e kemi mbi 80 pont. Të tërë që jeni ju këtu nëse do e shikoni po ka mundësi që fëmija të jetë mbytur vetë atje, do jem i pari që do t’ju kërkoj falje”, ka thënë ai.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH