Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçares në Pediatrinë e Elbasanit, merren për disa orë në pyetje dy mjekë

Shkruar nga Liberale
Vdekja e 3-vjeçares në Pediatrinë e Elbasanit, merren për

Pas vdekjes në spital të 3-vjeçares A.I, nga Kusarthi i Elbasanit, grupi hetimor, pasi ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje, ka marrë në pyetje për disa orë një mjek dhe një mjeke.

Hetimet janë thelluar që në dokumentimin e vizitës dhe mjekimin e parë dhe atë në vazhdim të 3-vjeçares. Ndërkohë që po i kushtohet rëndësi zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së 3-vjeçares në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçares që paraprakisht, sipas mjekëve, humbi jetën, pasi ishte prekur nga Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH