Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas lajmit se varrezat e Durrësit do t’i jepen me koncension kryetarit të PS të këtij qytetit për 376 milion lekë.
Në një postim në “Facebook”, Bylykbashi denoncon se Bashkinë e ka marrë me konçension Kryeministria. Sipas tij, drejtoresha e përgjithshme e bashkisë së qytetit bregdetar ekzekuton çdo gjë që vendos kryeministri Edi Rama.
“Durresi i takon durrsakeve, jo hienave! Blene votat e hallexhinjve me parate e korrupsionit dhe krimit te organizuar e me to erdhen ne pushtet dhe i futen thonjte Durresit e nuk e leshojne. Me pas ia dhane shitblerjen e votave me konçension organizatave kriminale qe e kthyen Durresin ne kryeqytetin e krimit te organizuar. Dhane me konçension sherbimin urban ne Durres. Plehrat ia paguajme me parate e durrsakeve koncensionit te Tiranes. Zhvillimi urban eshte praktikisht i dhene me “konçension” ne duart e pak ndertuesve. Porti nuk eshte me i durrsakeve. Sapo dhane nje konçension tjeter. Madje portin dhe bregun e detit prej se paku 3 km do t’ia japin arabeve. Durrsaket nuk do ta shohin me detin siç e shohin sot. Bashkine e ka marre me konçension Kryeministria. Çfare vendos Rama ekzekutohet ne Durres nga drejtoresha e pergjitheshme e bashkise. Tashme paskan vendosur edhe qe varrimin dhe respektin e fundit te dashurve te tyre, durrsaket do te duhet ta negociojne me konçensionarin e varrezave. Nuk mjaftojne taksat qe paguajne po duhet te paguhet edhe konçensionari per banesen e fundit. Turp!", shkruan Bylykbashi.
Me 25 prill, shton demokrati, qytetarët duhet të shkojnë të votojnë masivisht për t’ia kthyer Durrësin durrsakëve.