Aktualitet

Varhelyi: Nuk mund të dështojmë me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

               Publikuar në : 17:26 - 01/09/21 liberale

“Nuk mund të dështojmë me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”. Këtë ka deklaruar Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Sipas tij, përgjegjësia e unionit për integrimin e Ballkanit Perëndimor është më e madhe se sa përgjegjësia që ka për Afganistanin.

Varhelyi u shpreh se situata e Afganistanit duhet t’i shërbejë BE-së si mësim dhe se nuk ka kohë për të humbur për integrimin e Ballkanit perëndimor.

Ai thotë se Bashkimi Europian duhet të marrë sa më shpejt vendime që të përshpejtojnë procesin e integrimit europian të rajonit të ballkanit.

“Zgjerimi është proces, ka fazat e veta, është një proces administrative dhe jo politik. Ajo që duhet të diskutojmë është se si do të bëhet pjesë e BE-së, Ballkani Perëndimor dhe kjo do të bëhet përmes integrimit. Ne kemi një përvojë të freskët, është ajo e Afganistanit. Përgjegjësia për Ballkanin Perëndimor është më e rëndësishme se përgjegjësia e Afganistanit. Nuk mund të dështojmë me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Procesi i zgjerimit ka natyrë shndërruese. Duhen marrë iniciativat e duhura. Brenda Ballkanit Perëndimor duhet të ketë një bindje për reformat që duhen të marrin.

Ne duhet të jemi të motivuar dhe duhet të bëjmë të qartë se oferta jonë është e vërtetë. Si mund ta përshpejtojmë. Afganistani na jep një mësim se nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të marrim vendimet e nevojshme që rajoni të përparojë. Investime të mëdha kemi në rajon. Shoqëritë po integrohen ngadalë. BE ka këto fryte që vijnë nga kjo pjesë dhe që Ballkani Perëndimor të gëzojë këtë fryt”, – tha Varhelyi.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back