Aktualitet

Uragani Ian rrezikon Floridën, paralajmërohet katastrofa më e madhe prej 1 shekulli

Shkruar nga Liberale
Uragani Ian rrezikon Floridën, paralajmërohet katastrofa më e

Guvernatori i Floridës ka paralajmëruar shtetin, që të përgatitet për një katastrofë të madhe pasi mund të ndodhë një uragan i kategorisë së dytë i quajtur “Ian”.

Mbrëmjen e së hënës, erërat e forta filluan të godasin bregun jugor të Kubës, ndërkohë që “Ian” pritet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës sot.

Banorët kanë grumbulluar ushqime, ujë, ilaçe dhe karburant. Sipas BBC, disa pjesë të shtetit nuk kanë parë ndonjëherë uragan të këtyre përmasave, për gati një shekull.

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha se, pret që “Ian” të ndodhë gjatë 48 orëve të ardhshme, ndërsa ai shkon në veri nga vendndodhja e tij aktuale 130 në perëndim të Kubës.

"Ky është një uragan vërtet i madh”, tha guvernatori i Floridës në një konferencë shtypi të hënën, duke u kërkuar banorëve që të qëndrojnë të qetë.

"Bëni atë që ju nevojitet për të qenë të përgatitur", ka theksuar ai.

Guvernatori shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për të gjithë Floridën gjatë fundjavës dhe ka aktivizuar 5,000 trupa të Gardës Kombëtare për të ndihmuar me përpjekjet e ndihmës. /Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH