“Sapo të bëhem lider liberal, do të jem i fokusuar në ndërtimin e një shteti më të mirë për klasën e mesme“.
Justin Trudeau kishte dhënë një premtim dhe si një lider liberal vendosi të largohej para kohe, në përmbushje të premtimit.
Justin Trudeau kishte një lidhje të veçantë me kanadezët, të cilët e njihnin që kur lindi, në ditën e Krishtlindjes në 1971, si djali i kryeministrit Pierre Trudeau. Kjo lidhje e ndihmoi atë të merrte detyrën e vjetër të babait të tij. Në zgjedhjet e tij të para federale si udhëheqës liberal në vitin 2015, kundërshtarët e tij konservatorë paralajmëruan kanadezët se ai ishte një peshë e lehtë, një personazh i famshëm me flokë të bukur, por pa përvojë për një detyrë me përgjegjësi për të drejtuar shtetin.
Megjithatë Trudeau ishte rritur në publik dhe solli një dozë të mirëpritur magjepsëse në botën e zhurmshme të politikës kanadeze. Votuesit e pëlqyen atë, ndjenë se e njihnin dhe vendosën t'i jepnin një shans, në formën e shumicës qeverisëse. Ishte një triumf i jashtëzakonshëm, i paprecedentë në politikën kanadeze. Trudeau - një ish-mësues i një shkolle të mesme me një të kaluar politike jo mbresëlënëse - ia doli të ngrinte Partinë e tij Liberale nga vendi i tretë, përmes jehonës së "Trudeaumania", deri në qeverisje.
Justin Trudeau edhe pasi popullariteti i tij u shemb, ende gëzon mbështetje të gjerë duke tërhequr turmat.
Me pantallona leshi të lehta, këpucë me push dhe një pallto pjesërisht e hapur, kryeministri Justin Trudeau ishte i veshur për të sfiduar motin minus 13 gradë Celsius të hënën (në foto) kur doli nga rezidenca e tij zyrtare për të njoftuar dorëheqjen.
Ai vendosi të largohej me dëshirën e tij, duke iu përmbajtur kësisoj një premtimi.
“A do të bëj gabime? Shumë," tha ai në 2013. "Do të kërkoj falje, do të pengohem. Por i besoj thelbit tim, u besoj vlerave të mia dhe u besoj kanadezëve. Dhe nëse e teproj shoresoj të kuptoj në kohë që nuk isha në lartësinë e detyrës.” Iku kur kuptoi se kishte humbur shkëlqimin dhe popullaritetin e vitit 2015 kur erdhi në pushtet.
Kryeministri Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen përfundimtare, duke thënë se synon të largohet nga posti i lartë dhe si lider i Partisë Liberale që është në pushtet në Kanada, sapo të zgjidhet një udhëheqës i ri i partisë.
“Unë do të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ri,” u tha udhëheqësi 53-vjeçar gazetarëve në konferencën e shtypit në Otava.
Parlamenti i Kanadasë do të pezullojë punimet deri më 24 mars ndërsa do të zgjidhet një udhëheqës i ri i Partisë Liberale, tha ai.
Kryeministri Trudeau foli me "një keqardhje" - mbi dështimin për të reformuar procesin zgjedhor të Kanadasë, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten këtë vjeshtë.
"Nëse kam një keqardhje, veçanërisht kur i afrohemi zgjedhjeve -, ndoshta shumë," tha udhëheqësi në largim. "Por do të doja që të kishim qenë në gjendje të ndryshonim mënyrën se si i zgjedhim qeveritë tona në këtë vend, në mënyrë që njerëzit të mund të kishin thjesht një zgjedhje të dytë, ose një zgjedhje të tretë në të njëjtën fletë votimi."
Justin Trudeau u largua në një moment kur Presidenti i zgjedhur amerikan e quajti Kanadanë shtetin e 51-të SHBA-ve. Por kryeministri kanadez mohoi çdo mundësi dhe e quajti deklaratën e Trump thjesht një dëshirë.
Mund të jetë i parakohshëm një largim i tillë për politikanë të tjerë por si një liberal kampion që ishte ai u largua kur e kuptoi se kishte ardhur koha dhe duhej të largohej sipas premtimit.
Përgatiti: Liberale.al