Polis

Inovacion në Gazetari/ Lançohet në UET konkursi për krijimin e aplikacionit që analizon lajmet në internet

Shkruar nga Liberale

Inovacion në Gazetari/ Lançohet në UET konkursi për

Dy departamentet e Universitetit Europian të Tiranë, Departamenti i Informatikës dhe Teknologjisë dhe Departamenti i Shkencave Humane dhe të Komunikimit, bashkuan forcat për të ndihmuar studentët të krijojnë një aplikacion mobile ose web, që do të analizojë lajmet në internet. Për studentin ose grupin që do të përzgjidhet si më i miri, do të ketë një çmim simbolik.

Ndryshe nga herët e tjera, kur studentët e Universitetit Europian të Tiranës bëhen pjesë e kompeticioneve të lançuara nga institucione kombëtare apo ndërkombëtare, në të cilat janë shpallur edhe fitues, kësaj radhe konkursi organizohet brenda universitetit. Përveç kësaj, natyra e këtij kompeticioni iu jep mundësinë të punojnë individualisht por edhe në grupe, e të krijojnë ura komunikimi e bashkëpunimi me kolegë nga artet pamore, komunikimi, IT etj. Konkursi synon ndërtimin e një aplikacioni, web ose mobile, që do të përdoret për të analizën e teksteve (lajmeve) që mbulojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Inovacion në Gazetari/ Lançohet në UET konkursi për

“Është një mundësi e mirë që të realizoni produktin tuaj, i cili mund t’iu vlejë për detyrat e kurseve, për punimet e diplomave, sidomos ata që janë në vitin e tretë bachelor, por edhe për ta krijuar një portofol punimesh”, u shpreh prof. asoc. dr. Belina Budini, përgjegjëse e  Departamentit të  Shkencave Humane dhe të Komunikimit, gjatë takimit informues ku u dhanë të gjitha detajet e nevojshme për pjesëmarrësit. Po ashtu, për studentin/ët ose grupin që do të përzgjidhet si më i miri, do të ketë një çmim simbolik.

Drejtuesja e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë, Dr. Ardiana Topi tha se ky aplikacion po ndërtohet me fokus te lajmet, por në të ardhmen ai mund të komportohet edhe në fusha të tjera.

“Mjafton që aplikacionin ta ndërtojmë në gazetari dhe patjetër ai do të jetë i përdorshëm edhe në ekonomi, në turizëm, apo fusha të tjera. Pjesa e analizës së tekstit është e dobishme për projektin konkret, por në të ardhmen mund të fusni shërbime të tjera që mund t’i kërkojë tregu vendas apo ai ndërkombëtar”, theksoi Topi.

Inovacion në Gazetari/ Lançohet në UET konkursi për

Pjesë e skuadrës dhe gjithë procesit të punës do të jetë edhe Mirjeta Pasha, matematiciene pranë Tufts University, Massachusetts Institute of Technology (MIT) dhe Virginia Tech University. Në një lidhje online, Pasha foli për qëllimin që do të ketë aplikacioni dhe si do t’iu vijë në dobi përdoruesve.

“Ky aplikacion do ta lejojë çdo përdorues që të marrë disa burime të informacionit nga linqe të ndryshme, ose duke marrë vetëm tekstin. Pastaj nëpërmjet këtyre teksteve duam të ndërtojmë statistika e të nxjerrim të dhëna”, nënvizoi Pasha. Ajo inkurajoi më tej studentët që në ndërtimin e aplikacionit të ketë vizualizime.

“Po bashkojmë forca të ndryshme, artet pamore, komunikimin, IT, matematikën dhe do të ishte mirë që këto përdorues ta kuptonin përmbajtjen edhe nëpërmjet paraqitjes vizuale e grafikëve.”

Konkursi do të mbyllet në fund të muajit dhjetor dhe gjatë kësaj periudhe do të ketë mentorim të vazhdueshëm, workshop-e nga pedagogët e departamenteve përkatëse si: Dokt. Anxhela Ferhataj, Dokt. Dritan Idrizi, Dokt. Erisela Marko, Dokt. Marisa Dhoska, por edhe pedagogë të tjerë që mund të asistojnë studentët në elementë specifikë gjatë punës së tyre krijuese.

Kompeticioni vjen si pjesë e projektit “Data Journalism” që ka Fakulteti i Shkencave Humane dhe Edukimit të Arteve Liberale, nën drejtimin e dekanes, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini. Për herë të parë në Shqipëri, UET e futi “Gazetarinë e të dhënave digjitale” si profil studimi, pjesë e Masterit Komunikim dhe Media Digjitale.

Ky profil nisi si projekt i WEBJOU i Ermasus+, financuar nga BE, dhe aktualisht vjen me mbështetjen e projektit READ financuar nga AADF, ku në bashkëpunim me akademikë të diasporës, do të ofrojë njohuri ndërdisiplinare në fushën e mediave dhe të teknologjisë së informacionit në funksion të përgatitjes së studentëve.

Pedagogia Mirjeta Pasha do të jetë një prej këtyre bashkë drejtueseve në projekt, që do të sjellë eksperiencën e saj në fushën e analizës së të dhënave. Në fund të këtij takimi informues ajo dha një lajm të mirë për të gjithë studentët që duan të studiojnë në një universitet amerikan.

Aktualisht, Virginia Tech University ofron bursa studimi në disa programe specifike, master dhe PhD. Teksa ftoi studentët të aplikojnë, Pasha shprehu gjithë gatishmërinë e saj për t’i asistuar dhe mbështetur në të gjithë procesin e aplikimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH