“Mënyra të thjeshta për ta bërë brezin e ardhshëm më inteligjent” - shkruan “The Economist” në kopertinën e javës.
Njerëzit sot janë shumë më të zgjuar se sa ishin në gjeneratat e mëparshme. Një studim i 72 vendeve zbuloi se IQ-të mesatare u rritën me 2.2 pikë në një dekadë midis 1948 dhe 2020.
Ky ndryshim mahnitës njihet si "efekti Flynn" sipas James Flynn, shkencëtarit që e vuri re për herë të parë.
Flynn fillimisht u hutua nga zbulimi i tij. U deshën miliona vjet që truri i njeriut të evoluonte. Si mund të përmirësohej kaq shpejt gjatë vetëm disa dekadave?
Në analizën e saj, “The Economist” vë në dukje se inteligjenca e njerëzve rritet me zhvillimin e arsimit. Një vend i varfër ose pa investimet e duhura në arsim ka IQ më të ulët jo për arsyen se në atë vend lindin njerëz më pak inteligjentë por sepse ata nuk kanë mësuar gjatë jetës aq sa kanë mësuar moshatarët e tyre në vendet e tjera të zhvilluara dhe me IQ të lartë.
/Liberale.al/