Aktualitet

"Universitas" vjen sot me: A e rrezikon Albin Kurti kapitalizmin

Shkruar nga Liberale
"Universitas" vjen sot me: A e rrezikon Albin Kurti kapitalizmin

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, ku do të gjeni jo vetëm lajme politike, por të zhanreve të ndryshme, si dhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile i cili titullohet: “A e rrezikon Albin Kurti kapitalizmin”. 

Ka disa elementë në ideologjinë dhe programin e Lëvizjes Vetëvendosje që duken shqetësuese, madje të rrezikshme, për rendin kapitalist në Kosovë.”

Publicisti Veton Surroi vjen sërish këtë të shtunë me analizën mbi zhvillimet në Kosovë: “Emri i ndryshimit”.

LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.”

Po ashtu, do të lexoni edhe komentin e Dunja Dragojević me titull “Shengeni i Vogël - Ideja e mirë, nënshkruesit të dyshimtë”

Profesor Vladimir Myrtezai vjen në rubrikën “Profil” me një shkrim që titullohet “Loser or Winner”.

“Humbës apo fitues – një trazirë emocionesh dhe një kohëzgjatje në pritje për t’u realizuar, ku herë si një odise-jadë e herë si pengmarrje ka ndërvarur jetë njerëzore nga më të rrallat e nga më të parrëfyeshmet.”

 Rubrika “Campus” vjen me shkriminFenomeni i Master në UET, 10 vjet efekti “pioner”. Një vështeim më i thellë mbi atq çka po ndodh në UET, ku nga 7 programet e para Master në vitin 2009, tashmë UET shkon në 35 programe Master dhe 75 profile të dekadës së dytë.

Gjithashtu, do të lexoni edhe shkrimin “UET një ishull ekselence, eksperienca e më të mirëve të Masterit”

Ekselentët e Universitetit Europian të Tiranës, në ciklin e studimeve Master, rrëfejnë mbi eksperiencën e tyre të studimit, sfidat dhe shpërblimet saj.

 Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH