Policia e Londrës ka bërë një kontroll të hershëm ku deklaroi sot se 24-vjeçari i qëlluar për vdekje të martën gjatë ndjekjes nga oficerët, nuk rezultonte i armatosur siç ishte deklaruar më herët.
Ndërkohë në raportin e vdekjes së të riut thuhej: “Asnjë armë zjarri që nuk i përkiste policisë nuk është rekuperuar nga automjeti apo vendngjarja”.
Dëshmitarët thanë se makina e tij u bllokua nga automjetet e policisë dhe Kaba u qëllua nga një snajper i policisë.
Në deklaratë sqarohej: “Ne e kuptojmë se policët e reagimit të armatosur tentuan të ndalonin automjetin e Kaba, dhe nga njohja e numrit të targës u pa se mjeti ishte përfshirë në një incident me armë zjarri disa ditë më herët”.
Kryebashkiaku Sadiq Khan, konfirmonte faktin se Chris Kaba, ishte i paarmatosur kur u qëllua për vdekje nga policia.