Aktualitet

Tjetër histori abuzimi në Babrru, Ministria e Arsimit në dijeni 

               Publikuar në : 21:07 - 06/06/20 liberale

Një tjetër rast abuzimi i zbuluar që në vitin 2018 ndodhi në të njëjtën shkollë por ndonëse u ndoqën të gjitha instancat çuditërisht u mbyll. I përfshirë njëri prej të rinjve të arrestuar së bashku me 65-vjeçarin Doga, edhe 2 vite më parë kishte përdorur të njëjtën skemë, atë të shantazhit nëpërmjet fotove.

Por nëse denoncimi i 15-vjeçares që u abuzua nuk shkoi asnjëherë në polici në vitin 2018 abuzimi tjetër përshkoi të gjitha instancat.

Ka qenë psikologia ajo që së bashku me drejtorin e shkollës kishin referuar në polici abuzimin por edhe pse kështu nuk u bë asgjë. Ndonëse në atë kohë denoncimi u tërhoq policia nuk shkoi më tutje. Ajo që është më e habitshme është se edhe ministria e arsimit ka qenë në dijeni që në vitin 2018 ndërsa abuzuesi u rikthye në shkollë, shkruan A2.

Drejtori i pezulluar i shkollës “Azem Hajdari”, Besnik Daci, ka folur sot për mediat duke thënë se ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme me rastin e fundit, por organet kompetente nuk kanë verpuar.

Ju sqaroj me cilësinë morale të ish-drejtuesit të kësaj shkolle, unë çdo gjë e argumentoj me të gjitha dokumentet. Ka pasur raste ku janë ankuar nxënësit tek unë dhe kemi bërë dërgimin e çështjes në polici. Çuditërisht nxënësi është kthyer brenda 24 orëve në shkollë dhe ky nxënës ka qenë i implikuar dhe në rastin e fundit. Në kemi bërë denoncimin menjëherë në organet kompetente, por ato e liruan dhe erdhi sërish në shkollë. Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni dhe kemi dërguar të gjitha ankesat me email, por prindërit e nxënëses kanë tërhequr denoncimin dhe nuk ka vijuar çështja më tej”, ka thënë ai.

Familja e së miturës u largua nga banesa e tyre për shkak të kërcënimeve apo dhe presonit në të cilin ndodheshin në zonën e Babrrusë.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back