Aktualitet

Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 47-vjeçari (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Gjatë kontrolleve të shumta të policisë rrugore, me qëllim parandalimin e pasojave që vijnë si rezultat i mospërdorimit të rripit të sigurisë nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi me iniciale A. A., 47 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit i ofroi agjentit verifikues një shumë lekësh.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Me qëllim parandalimin e pasojave që vijnë si rezultat i mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët nën 12 vjeç, rrugorët e kryeqytetit kanë shtuar kontrollet dhe patrullimet me përzgjedhje, veçanërisht në afërsi të shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore dhe vetëm përgjatë 3 ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për në Organin Administrativ Shtetëror Tiranë 245 drejtues mjetesh.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në funksion të parandalimit, nga rrugorët e kryeqytetit është arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi me iniciale A. A., 47 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit i ofroi agjentit verifikues një shumë lekësh.

#ZbatoRregullateQarkullimit

#StopVeprimeveKorruptive

#BashkëpunoEdheTiPërSigurinë

[video width="1440" height="1080" mp4="http://liberale.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-02-at-16.09.23.mp4"][/video]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH