Aktualitet

Tentoi të kalonte ilegalisht 34-vjeçaren, arrestohet në kufi me Malin e Zi shtetasi nga Sri Lanka

Shkruar nga Liberale
Tentoi të kalonte ilegalisht 34-vjeçaren, arrestohet në kufi me

Një 36-vjeçar nga Sri Lanka, banues në Francë është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi tentoi të ndihmonte një 34-vjeçare nga Sri Lanka, që të kalonte kufirin me Malin e Zi.

Ndërkohë që është prodecuar penalisht 34-vjeçarja, që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

"Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin J. J., 36 vjeç, banues në Paris, Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. L., 34 vjeçe, banuese në Shkodër. 36-vjeçari ka tentuar të kalojë me automjetin e tij, në PKK Hani i Hotit, në mënyrë të paligjshme, shtetasen J. L., nga Sri Lanka", thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH