Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona të plagosur

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Fier–Cakran, ku janë përplasur dy makina, një “Ford” dhe një “Volkswagen”.

Sipas informacioneve të para, nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor, i cili ka nisur punën për të zbardhur shkakun e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH