Aktualitet

Teatri/ Vokshi: PD po përgatit kallëzim penal ndaj Ramës e Veliajt

Shkruar nga Liberale
Teatri/  Vokshi: PD po përgatit kallëzim penal ndaj Ramës e

Çështja e Teatrit Kombëtar për të cilën pati debate të shumta politike në vend, për anëtaren e PD-së Albana Vokdo të vazhdoj në rrugë institucionale në përgatitjen e kallëzimit penal për kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme, kanë “kontribuar” në shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në emisionin “Në fokus”, Vokshi, tha se tashmë pas shembjes së teatrit, PD, do të bëj të pamundurën për të ndaluar ndërtimin e projektit të Ramës për ndërtimin e teatrit.

“Për të ndaluar ndërtimin, do të ndjekim çdo rrugë institucionale, te protestave, dhe jo vetëm, por nuk duhet të harrojmë çdokush, që ka marur pjesë në operacionin e një organizate të stuktuturuar kriminale , të gjitha ligjet e shkelura nga Rama, Veliaj, do të shkojnë para drejtësisë. PD është duke përgatitur kallëzim penal dhe po i drejtohemi organeve të drejtësisë lidhur me këtë”.

Vokshi, sqaroi se pos kësaj, PD kundrejt çdo kompanie private e cila ka përfituar nëpërmjet abuzimit të ligjit lidhur me shembjen e Teatrit do të jetë poashtu para drejtësisë penale.

Poashtu në këtë emision, ish deputetja e PD, konfirmoi se PD u ka bërë thirrje bankave që të mos japin kredi projekteve abuzive, siç është projekti i kullëzimit të pronës publike të Teatrit dhe përreth tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH