Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.
Kjo javë i dedikohet At Zef Pllumit ndërsa hapet me një kopertinë, ku do të gjeni: "Kur dhimbja bën dritë".
Një nga rrëfimet më komplekse mbi diktaturën dhe komunizmin, vepra “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit shenjon një vepër monumentale në letërsinë shqipe të kujtesës.
"Zef Pëllumbi, Dishepull i krishtnimit shoqnor", një shkrim nga Kolec Cefa.
"...U lind në bjeshkët e moçme të maleve tona, u arsimue në jetën shkollore të akademikëve françeskanë, u formue në klimën e traditave e të virtyteve tona etnike, e u kalit në terrorin e burgjeve komuniste si disident politik, tue mbetë një emën i përmendun, i paharruem, i madh, edhe pse Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i ri, 2008-2009 i mbylli padrejtësisht e panjerzishëm dyert e tij.", shkruan autori.
Më pas tek rubrika "In memoriam" do të gjeni: Atjoni dhe "Liberalja", në 25 vjetorin e lindjes...
"…Herë pas janë botuar shkrime të Atjon Zhitit apo ç’kanë shkruar për të, poezi, përkthime, vizatime të Atjonit…Këtë 30 gusht do mbushte 25 vjeç. Me këtë rast sapo ka dalë në Prishtinë libri “Jam Atjoni”, si një testament drite…", kështu nis shkrimi.
Dhe më pas për ta mbyllur, me disa shënime se si e kanë njohur Atjonin i cili nuk gjendet më pranë nesh.
Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në suplementin "Leteratura" të Gazetës Liberale. /Gazeta Liberale