Aktualitet

Sulmi me armë në Top Channel, gjendet një makinë e djegur në Golem

Shkruar nga Liberale
Sulmi me armë në Top Channel, gjendet një makinë e djegur

Një makinë e djegur është gjetur rreth një orë pasi u qëllua me armë drejt zyrave të Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola.

"Automjeti tip “Range Rover”, me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Golem të Kavajës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj dy armë zjarri kallashnikovë.", raporton News 24.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH