Aplikimi për kreditë e buta pranë Bashkisë së Tiranës është shtyrë deri më 17 maj. Në studion e Stay Tunned, Anisa Subashi, drejtoreshë e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës tha se për shkak të pandemisë, periudha e aplikimit është zgjatur me 1 muaj.
“Kreditë e buta i kemi filluar më 17 shkurt dhe kemi lënë një periudhë 1 mujore deri më 17 mars. Për shkak të pandemisë ato janë shtyrë shtyrë deri më 17 maj. Ka akoma kohë për të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë. Është vetëm një formular që duhet plotësuar”, tha ajo.