Aktualitet

Studentët e Mjekësisë nisin vitin e ri akademik me protesta, kërkojnë anulimin e ligjit të ri

Shkruar nga Liberale
Studentët e Mjekësisë nisin vitin e ri akademik me protesta,

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë protestuar sot, në ditën e parë tē vitit të ri akademik, duke bërë thirrje që të anulohet ligji i ri i miratuar në korrik për Mjekësinë.

Ata thonë se ligji i ri prek të Drejtat e Njeriut dhe se nuk e gjykojnë të drejtë faktin që të nënshkruajnë një marrëveshje në nisje të vitit akademik  i cili i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vite.

Mez të tjerash studentët shprehen të hapur për një tryezë diskutimi.

Që kur u propozua ky ligj ata e kundërshtuan, pasi i detyron të nëshkruajnë një kontratë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri  për 5 vite.

Pēr ata stidentë që vijojnë studimet nga viti i dytë deri në të gjashtin, kanë mundësi të firmosin marrëveshjen që i detyron të punojnë 2 ose 3 vite në Shqipëri.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH