
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, festoi ditëlindjen e tij të 35-të. Të ftuar në festën e ditëlindjes ishin shumë personazhe të famshëm, ndërsa u vu re se mungonte Noizy.
I pyetur nëse reperi ka marrë një ftesë, Stresi tregoi se e ka lenë me Noizyn të festojnë kur të fitojnë secili nga 10 milion euro nga një këngë.
“Dëgjo, me Noizyn e kemi lënë të festojmë kur të bëjmë nga 10 milion euro këngë. Kështu ishte mendimi i tij”, u shpreh Stresi.
Kujtojmë se, Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku i kanë rregulluar raportet mes tyre kohëve të fundit.