Mjaft shtet evropiane janë sensibilizuar me situatën e rëndë në Shqipëri.
Një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime është nisur nga Qeveria e Rumanisë në ndihmë të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist Taulant Balla shkruan:
“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë.
Ndërkohë, kryeministri Rama njoftoi më herët me se i janë bashkuar ndihmës për Shqipërinë edhe Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi./Gazeta Liberale