Showbiz

"Siç do t’i marrin lekët ashtu do t’i shpenzojnë", Meri Shehu bën renditjen e shenjave për muajin dhjetor: Kush do të ketë më shumë fat

Shkruar nga Liberale
"Siç do t’i marrin lekët ashtu do t’i

12. VIRGJËRESHA

Virgjëreshët do të përballen në fundvit me Mërkurin e kundërt. Mërkuri i kundërt në Shigjetar, ato duhet të hartojnë plane shumë të rëndësishme për karrierën, ose për çështjet në çift ose për të rregulluar çfarë ky vit ua dha si mundësi ose ua vonoi. Kjo është një mënyrë reflektimi, disa mund të kenë dhe një mbartje karmike të fuqishme, por unë besoj se fillimin e muajit do ta kenë të fuqishëm, do organizohen mjaft mirë dhe në dashuri fillimi i muajit do të jetë i mirë. Mos të harrojmë që në këtë muaj Afërdita do të futet në Akrep dhe Virgjëresha bashkëpunon mirë me Afërditën në Akrep për mirëqenien ekonomike. Vetëm data 3 do të jetë pak e vështirë në përgjithësi, por në veçanti dhe për Virgjëreshët përsa i përket angazhimeve ekonomike.

11. BINJAKËT

Binjakët janë në këtë pozicion sepse në fund muaji mund të marrin një zhgënjim të çuditshëm përsa i përket jo vetëm bashkëpunimeve të ndryshme, por edhe marrëdhënieve në çift. Shumë njerëz që janë në shenjën e Binjakëve dhe nuk i kanë rregulluar marrëdhëniet, plas në fund të vitit një disharmoni, një paqartësi, një parregullsi. Dhe aty ose duhet të rregullohen komplet ose duhet ta shikojnë me qetësi marrëdhënien në çift. Por, edhe në datën 13, Hëna e Re në Shigjetar mund t’i japi një punë të re, por mund të jetë disi zhgënjyese. Thjesht mos ta lejojnë veten të bien në kthetrat e zhgënjimit Binjakët dhe pastaj në të kundërt, vitin tjetër do flasim shumë për Binjakët.

10. BRICJAPI

Unë e përmenda shumë Bricjapin, që fillon muaji me Mërkurin në Bricjap, por do kthehet Mërkuri Kundërt në Bricjap, pikërisht ata që e kanë pasur jetën të organizuar do fillojnë të shikojnë një anomali, një çrregullim, një vonesë në pagesa, në kombinime, në çift. Pra do fillojnë ta përjetojnë disi çuditshëm, këtë çudi do ta përjetojnë nga data 10 dhe pastaj në datë 14 kjo do bëhet shumë e fuqishme derisa pastaj në fund të vitit do t’i lëshojë pas datës 27, por atëherë do komplikohet më shumë në anën ekonomike të tyren. Ta marrin me qetësi Mërkurin e Kundërt. Gjithsesi Hëna e Re në datën 13 u jep një ndryshim shpirtëror, një çlirim ose një ide të re ose një fiksim të ri të bukur.

9. DEMI

Demët si shenjë tokësore nuk do ta përjetojnë keq Mërkurin e Kundërt, as Hënën e Re në Shigjetar, do marrin lajme ekonomike, por ashtu siç do t’i marrin lekët do t’i shpenzojnë në datën 13. Por Mërkuri në Bricjap do u kthejë njerëz nga e kaluara ose çështje ligjore nga e kaluara, ose oferta nga e kaluara, të cilat duhet t’i shikojnë me kujdes. Sepse mund të bëjnë një cikël faull dhe të gjitha këto që rikthehen dhe këta marrin angazhime, nuk duhet t’i marrin tani si fillime të reja. Megjithëse do joshen shumë, periudhë festash, duan para, duan të shpenzojnë dhe duan të bëjnë një bilanc fundviti. Unë do thoja me kujdes të studiojnë hapat që do hedhin. Afërdita do të jetë përballë shenjës së tyre dhe do të goditet përgjatë gjithë muajit, jo nga Jupiteri në Dem, jo me Uranin në Dem, kështu që marrëdhëniet në çift do të jenë të komplikuara për të gjithë dhe pas datës 27 mund të kemi surpriza të çuditshme në jetët erotike dhe në datën 3 ka disi paqartësira.

8. GAFORRJA

Gaforret janë në një periudhë të mirë, por Mërkuri do të jetë përballë shenjës së tyre nga data 10 e tutje. Kjo do të thotë që marrëdhëniet në çift të Gaforreve duhen parë me shumë vëmendje! Edhe ato Gaforret që e duan më shumë se ç’duhet familjen ose janë shumë të impenjuara në periudhë festash, do shikojnë që është një dru i shtrembër përballë vetes së tyre ose ka diçka që nuk shkon në marrëdhëniet e tyre. Kështu që shumë Gaforre duhet të rregullojnë pjesën e shtëpisë, të marrëdhënieve të afërta e pastaj të shikojnë se çfarë mund të bëjnë për më larg. Megjithatë një çështje pune ose shëndetësore mund të rikthehet për ata që kanë pasur probleme në fund të vitit. Kështu që shikojeni me kujdes, Hëna e Re në Shigjetar do të jetë e mirë përsa i përket çështjeve ekonomike.

7. DASHI

Dashët në vendin e 7-të, por ata do shikojnë që Mërkuri i Kundërt do i prekë në çështje karriere, në marrëdhënie me eprorët, ose me njerëzit e rëndësishëm apo çështjet ligjore dhe që nga data 10 fillon kjo deri në fund të vitit. Kështu që Dashët duhet të organizohen mirë për përballje të forta, pra brirët e tyre duhen mprehur mirë për çështje që kanë të bëjnë me ligjin, me të ardhmen, me martesat dhe punë të rëndësishme. Hëna e Re në Shigjetar në datën 13 u jep disa udhëtime dhe kontakte me jashtë, por do jenë disi zhgënjyese. Dhe një çështje ekonomike prishet në fund të vitit, do ta shikojmë me kujdes rreth datës 27,28.

6. PESHORJA

Peshoret duhet të kenë kujdes në datën 3 sepse Afërdita deri në datën 3 do të jetë në shenjën e tyre dhe përballet me Plutonin. Peshoret mund të përjetojnë një tradhti, një emocion pasigurie në çift apo ekonomi, ose të ndihen shumë të vetmuara. Kështu që ata që ndihen kështu ta lejojnë datën 3 të kapërcejë dhe pastaj kur të futet Afërdita në Akrep, mund t’i japin një ndjesi më të mirë plotësimi, relaksimi. Por Mërkuri i Kundërt do të jetë në një pozicion familjar për ta, kështu që shumë Peshore do hedhin pikëpyetje të ndryshme ose mendime të forta rreth harmonisë familjare.

5. PESHQIT

Një nga shenjat emocionale, që ka të bëjë shumë me pasionet, mendoj që me Afërditën në Akrep do shkojë mirë. Sa të ikë kjo data 3 që do përballen me shpenzime të papritura ekonomike, ose surpriza, skandale, gjëra të tilla në jetën e tyre personale fillojnë e rregullohen pas datës 5. Sidomos në datën 6 marrin një rregullim total dhe do shikojmë që ky Mërkur i Kundërt në Bricjap nuk i godet Peshqit, madje u sjell dhe miq nga e kaluara, ata që mendonin se i kishin humbur. E gjejnë rrugën në një pyll të çuditshëm Peshqit.

4. SHIGJETARI

Shigjetarët janë në një moment që do ta përjetojnë Hënën e Re në shenjën e tyre që do të thotë se duan një fillim të ri se janë lodhur këto muajt e fundit, por Mërkuri i Kundërt në Bricjap do japë disa disavantazhe ekonomike ose një detyrim të rregullojnë çështjet e tyre ekonomike, nga data 10 deri në datë 25 Dhjetor. Pastaj Mërkuri i Kundërt do futet në Shigjetar, jeta e tyre do të komplikohet dhe ata duhet të mësojnë të përpilojnë ca projekte mirë.

3. AKREPI

Për Akrepët futet në datën 5 Afërdita në shenjën e tyre dhe normal ju sjell dashuri, mundësi, erotizëm e gjëra të tilla. Por Afërdita përballet me shumë planetë në Dem, kështu që vendin e tretë do ta mbajë ai që vërtet do ta meritojë sepse mund të zgjidhin probleme në çift, ekonomike, mund të dashurohen me shikim të parë. Gjërat mund të turbullohen, Mërkuri i Kundërt disi i rikthen disa projekte mbrapsht ose t’i rishikojë. Megjithatë ana ekonomike do jetë në përmirësim.

2. LUANI

Një nga shenjat që do të kenë fatin e tyre këtë fund vit siç e kishim programuar, janë Luanët sepse ato do martohen, do fejohen. Arrijnë në një kulm përsa i përket jetës së tyre personale. Ajo që duhet të shikojnë me kujdes është Mërkuri i Kundërt në Bricjap pas datës 10, në çështjet ekonomike, çfarë presin të marrin, por megjithatë është muaj feste dhe sidomos Luanët duan dhurata. Në fund te muajit do iu plotësohet ajo që kanë dashur prej kohësh në jetën personale.

1. UJORI

Do e mbyllin vitin me sukses, sepse do merren me karrierë, do bien në sy, do jenë në qendër të vëmendjes. Planetët nuk i ngacmojnë aq fuqishëm, Hëna e Re në Shigjetar do u japë mundësinë për udhëtime dhe kontakteve. Mërkuri i Kundërt në Bricjap mund t’i bëjë pak reflaktarë, të sillen pak më ëmbël me dikë të dashur ose të vënë qëllime. Sfidat i kanë më të lehta!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH