Aktualitet

Shtyhet konferenca për anëtarësimin në BE, ja kushtet për Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Shtyhet konferenca për anëtarësimin në BE, ja kushtet

Një draft paraprak i Këshillit të Evropës, i bërë publik në media, propozon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por duke vendosur disa kushte, të ngjashme me ato të Bundestagut.

Në draft sugjerohet gjithashtu që konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm.

"Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociata në përputhje me atë evropiane"

"Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysma e parë e vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së  Lartë, dhe të përparojnë më tej në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR", thuhet në draftin paraprak të Këshillit të Evropës.

Në draft thuhet se para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet:

-Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.

-Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.

-Ngritja dhe funksionimi i SPAK.

-Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.

-Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

-Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH