Aktualitet

Shqiptari dhe rumuni ‘shpikin’ një teknikë për të vjedhur bankomatet në Itali, zbulohen dhe prangosen nga policia

Shkruar nga Liberale
Shqiptari dhe rumuni ‘shpikin’ një teknikë për

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 45-vjeçar me kombësi rumune u prangosën në Itali, nën akuzën e vjedhjes së vazhdueshme të bankomateve.

Në fund të muajit gusht, ata kishin manipuluar disa bankomatë në Stresa dhe Baveno (Verbano-Cusio-Ossola) duke futur një pajisje në brendësi të mbajtësit të kartëmonedhave, e cila bllokonte daljen e parave “cash”.

Në një moment të dytë, të dy më pas shkonin dhe e hiqnin pajisjen për të marrë paratë.

Vetëm një fundjavë, me këtë teknikë, ata kishin vjedhur mbi 4000 euro. Karabinierët i gjurmuan duke përdorur imazhe video survejimi apo edhe duke analizuar telefonat inteligjentë të vendosur në vendin ku vidheshin banokametët.

Ata u identifikuan dhe u arrestuan në Milano. 49-vjeçari shqiptar akuzohet edhe për posedim të dokumenteve false.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH