Sociale

Zbardhet Veriu/ Dëbora mbulon zonat malore, reshje të dendura në Shkodër, Pukë dhe Fushë-Arrëz

Shkruar nga Liberale

Zbardhet Veriu/ Dëbora mbulon zonat malore, reshje të dendura në

Kjo fundajvë ka sjellë reshje të dendura dëbore në qarkun e Shkodrës.

Nga mbrëmja e të premtes, zonat e thella malore jane mbuluar nga bora.

Në fshatrat Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin si dhe zonat e thella te Pukës dhe Fushë-Arrëzit trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 metër.

Deri më tani nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve pasi rrugët janë të kalueshme. Por policia bën thirrje që shoferët të përdorin gomat dimërore dhe zinxhirët.

Ndëkohë në disa fshatra ka probleme me furnizmin me energji elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH