Sociale

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Ukrainasja me shtëpi në Durrës i paguan Ujësjellësit 2 mijë Euro për t’u furnizuar me ujë

Shkruar nga Liberale

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Ukrainasja me shtëpi në Durrës i paguan

Shtetasja ukrainase Tatiana Topaltseva shpjegon se ka blerë një apartament të vogël para dy vitesh në Durrës, por prej disa kohësh ka një problem me faturat e ujit të pijshëm.

Rasti u denoncua nga "Stop”, Tv Klan. Kur bleu shtëpinë ndryshoi edhe matësin e ujit, por pas dy vitesh pa që shënonte mbi 1000 m kub, gjë që, sipas saj, është e pamundur të jetë konsumuar.

Në vapën e kësaj vere, Tatiana u detyrua të gjente mënyra alternative për ujin e munguar, derisa pranoi të lidhte një aktmarrëveshje për të paguar shumën prej 2000 Eurosh.

Tatiana këmbëngul, se apartamentin e ka marrë pa ndonjë detyrim  të pashlyer.

Juristi i Ujësjellësit Durrës i thotë gazetarit se dy lexues janë hequr nga puna për shkak të problemeve që kishin në punë.

Stopi: Juristi?

Juristi: Po, unë jam!

Stopi: Nuk po marr dot faturat, ku e ka harxhuar ujin, zonja?

Juristi: Do bëni një kërkesë, do ta padisni UKD-në, çfarë vendosët?

Stopi: Normal, që do ta padisim, sepse i keni bërë një kontratë, që nuk e ka. Më duhet kontrata!

Juristi: Kanë qenë dy lexues, që janë larguar të dy nga puna, sepse kanë pasur probleme. Vinin këtë pjesën “tarifë shërbimi”.

Stopi: Nuk kontrollonin fare?

Juristi: Jo, vetëm tarifën e shërbimit, por realisht janë sasi m3 në matës. Tani, sesi janë harxhuar ato m3, se ia kanë vjedhur Tatianës…

Stopi: Këta punonjësit ju kanë sjellë foto të sahatit?

Juristi: Nuk ka foto, është tarifë shërbimi. Në momentin, që është bërë verifikimi, metrat kub janë efektive në sahat.

Ndërsa drejtori i UKD-së shprehet, se sasia e ujit është konsumuar pavarësisht se Tatiana mund të jetë vjedhur nga ndonjë subjekt tjetër.

Gjithsesi ajo mbetet borxhlie e duhet të paguajë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH