Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.
Ndërkohë, prindërit e Martin Canit kanë mbërritur pak më parë në Gjykatën e Tiranës për seancën paraprake ndaj Përlleshajt, autorit të dyshuar të vrasjes së djalit të tyre.
Engjëll dhe Florina Cani u futën brenda ambienteve të gjykatës të kapur për dore, ndërsa nuk komentuan për gazetarët.
Kujtojmë se vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës.