Sociale

Mesazhi i fortë i imamit për politikanët që përdorin magjinë e zezë: Nuk duhet ta shfrytëzojnë pendimin për të "rrjepur" njerëzit!

Shkruar nga Liberale

Mesazhi i fortë i imamit për politikanët që përdorin

Imam Ilir Curri në emisionin Quo Vadis dërgoi një mesazh të fortë tek politikanët që përdorin magjinë e zezë. Ai tha se zyrtarët duhet të kenë parasysh që pendimi është një derë e hapur, por nuk duhet ta shfrytëzojnë për të rrjepur njerëzit dhe të mbërrijnë tek e paligjshmja.

Siç deklaroi imami, e keqja mbetet e keqe dhe mëkati mbetet mëkat.

I pyetur nëse ka politikanë, ose gjyqtarë që pretendojnë se mund të kenë magji, ai tha:

"Të gjithë politikanët, le ta kenë parasysh se pendimi është një derë e hapur, por nuk duhet ta shfrytëzojnë për të rrjepur njerëzit dhe të mbërrijnë tek e paligjshmja. Mëkati mbetet mëkat, e keqja mbetet e keqe. Sa i përket magjive nga politikanët, unë e kam thënë, përdorin forma të ndryshme, bodrumet e errëta, nën rrogoz, ku fshihet e keqja. Pala e shejtanit është palë e dobët. Veprimet e njeriut duhet të bëhen në dritë të diellit, nuk ka nevojë për djaj, errësira."

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH