Duke nisur nga nesër, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit të platformës së TikTok.
Ndërkohë më 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.
Vendim ky i cili ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.
Por megjithatë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.
Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e themeluar në vitin 2020 nga Edison Chen.
Aplikacioni lejon përdoruesit të shprehen krijueshëm dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes videove të ndryshme, duke ofruar mundësi redaktimi, efekte vizuale dhe filtra.
Një tjetër alternativë është edhe aplikacioni Lemon8 që ka fituar popullaritet, dhe është shumë i ngjashëm me TikTok në disa aspekte, por gjithashtu ka disa veçori që e bëjnë të veçantë. Aplikacioni është i fokusuar në ndarjen e përmbajtjeve vizuale dhe krijimin e videove dhe postimeve që mund të jenë të shkurtra, kreative dhe interaktive, por ka një theks të veçantë në estetikën vizuale dhe ndarjen e përmbajtjeve të stilit të jetesës, të ngjashme me aplikacione si Instagram dhe Pinterest, përveç TikTok.
Si TikTok, Lemon8 lejon përdoruesit të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje video dhe foto të shkurtra.
Aplikacioni gjithashtu ka mundësi për të shtuar efekte dhe muzikë në postimet tuaja, që është një veçori shumë popullore edhe në TikTok.