Aktualitet

“Tërbohet” moti në Librazhd/ Stuhi e fortë shiu, përmbyten rrugët e qytetit

Shkruar nga Liberale

“Tërbohet” moti në Librazhd/ Stuhi e fortë shiu,

Disa zona të Shqipërisë janë përfshirë nga një tjetër stuhi shiu dhe ere. Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, qyteti i Librazhdit është mbulluar nga uji.

Siç shihet edhe në video, uji ka vërshuar në rrugë duke mbuluar edhe makinat.

Për shkak të shiut të dendur është ndërprerë edhe sfida e kategorisë së dytë ajo mes Sopotit të Librazhdit dhe Turbinës së Cerrikut.

Ndërkohë nga era e fortë është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH