Sociale

RAPORTI I KLSH për spitalet psikiatrike: 60% me pacientë kronikë, shumica të braktisur nga familja

Shkruar nga Liberale
RAPORTI I KLSH për spitalet psikiatrike: 60% me pacientë kronikë,

60% e shtretërve në spitalet psikiatrike të vendit janë të zëna prej vitesh nga pacientë kronikë rezidentë. Në shumicën e rasteve të braktisur nga familja ata qëndrojnë në spital në mungesë të një sistemi alternativ për ta.

Këto fakte janë evidentuar nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka hartuar një raport mbi gjendjen e spitaleve psikiatrike në vend. Sa i takon kësaj dukurie më e theksuar është  në spitalin psikiatrik të Elbasanit dhe të Vlorës ku pacientët rezidentë kronikë përbëjnë rreth 96%.

“Rreth 37.5% e pacientëve kronikë rezidentë janë të braktisur nga familja e në disa raste u është hequr zotësia për të vepruar. Gjendur në këtë situatë shërbimi spitalor mban të akomoduar dhe jep trajtim jashtë kompetencave të veta për rreth 95 pacientë kronikë rezidentë të braktisur në spitalin e Elbasanit dhe rreth 47 pacientë kronikë rezidentë të braktisur në spitalin e Vlorës. Rreth 58.6% e pacientëve kronikë rezidentë kanë më shumë se 10 vite qëndrimi në shërbimin spitalor”, thueht në raportin e KLSH.

Audituesit kanë nxjerrë në pah edhe problemin e mungesës së stafit mjekësor në këto dy spitale të cilat janë edhe më të populluarit.

“Në shërbimin shëndetësor të specializuar me shtretër të spitalit psikiatrik të Elbasanit dhe të Vlorës nuk garantohet një raport i përshtatshëm numër pacientësh/staf. Vërehet se raporti 62 pacientë/mjek, 25 pacientë/infermier, 62 pacientë/psikolog në Elbasan dhe  40 pacientë/mjek, 15 pacientë/infermier, 66 pacientë/psikolog në Vlorë”, thuhet në raportin e KLSH.

Nisur nga kjo situatëm Kontrrolli i lartë i Shtetit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetëisës dhe mbrojtjes sociale që të ngrejë grup pune për të analizuar dhe identifikuar, mundësitë e akomodimit të pacientëve kronikë rezidentë të shëndetit mendor jashtë shërbimit shëndetësor të specializuar me shtretër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH