Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave miratoi një dekret ligj për këtë çështje. Dispozita e bën treguesin e vendeve të sigurta një normë parësore. Lista do të përditësohet periodikisht, gjithmonë me anë të një akti që ka fuqinë e ligjit. Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio tha se “Nuk është kuptuar mirë vendimi i Gjykatës së BE-së”.
Dekreti ligjor synon tejkalimin e ngërçit të krijuar nga vendimi i Gjykatës së Romës për të mos vleftësuar ndalimin e disa emigrantëve në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, pasi vijnë nga vende të pasigurta. Me dekretin e ri, lista e përditësuar e vendeve të sigurta e hartuar nga Ministria e Jashtme do të kishte vlerën e një ligji, shkruan Tgcom.
Në mënyrë të veçantë, në dekretin legjislativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave, u hoqën vendet për të cilat parashikoheshin “përjashtimet territoriale” (Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria). Lista e re (vendet e sigurta shkojnë nga 22 në 19) tani përfshihet në një dispozitë me fuqinë dhe vlerën e ligjit për të shmangur moszbatimet e mundshme bazuar në interpretimet e “Direktivës së Pritjes” (e cila, ndër të tjera, nuk figuron “e detajuar dhe e pakushtëzuar”, duke ia lënë transpozimin e saj shteteve anëtare individuale).
Nisma e qeverisë propozon dërgimin në Shqipëri të emigrantëve meshkuj nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta”, që do të thotë se ata kanë pak shanse për të fituar azil.
Nëse, kërkesa e tyre për qëndrim në Itali refuzohet, ata riatdhesohen. Ekzekutivi italian u vu në lëvizje dhe ndërhyri duke përmirësuar statusin e listës së tij të vendeve të sigurta, duke e kthyer atë ne një akt ligjor me bindjen e kjo do ta bëjë më të vështirë për gjykatat të kundërshtojnë vlefshmërinë e tij.