Sociale

Ndodh në Shqipëri: 21 milionë lekë investim për konviktin me 16 punonjës dhe 0 nxënës

Shkruar nga Liberale

Ndodh në Shqipëri: 21 milionë lekë investim për

Në fshatin Tamarë, në njësinë administrative Kelmend, përveç gjithë elementëve pozitivë të natyrës, ka edhe problematika.
Në këtë fshat ndodhet një konvikt për të gjithë nxënësit e fshatrave përreth, të cilët duan të shkollohen në shkollën e Tamarës.

Por kujt i shërben ky konvikt?
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka mbërritur një informacion, se në këtë konvikt janë të punësuar plot 8 punonjës: një kujdestare, një magaziniere, një sanitare, një punonjëse mirëmbajtjeje dhe 3 roje.

Këta punonjës marrin rrogën për një godinë boshe pasi sipas informacioneve në këtë konvikt nuk fle asnjë nxënës.Drejtoresha e shkollës Tamarë thotë se shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Sipas saj në konvikt flenë 16-17 nxënës.

Drejtoresha e shkollës Tamarë: Shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Janë të regjistruar. Marrin edhe vaktet, ushqehen. Një pjesë e tyre flenë, por një pjesë preferojnë, që të kthehen. 16-17 nxënës flenë këtu.

Në një dokument të afishuar tregohen oraret e veprimtarive të ndryshme të nxënësve dhe në orën 14:00 është dreka. Në orën 14:00 nuk kishte asnjë nxënës. Pasi mbaruan mësimin, vetëm 4 nxënës u ngjitën në konvikt dhe pas 10 minutash dolën sërish dhe morën transportin për në shtëpinë e tyre.

Kujdestarja e konviktit: Unë po bëj aty 12 vite. Me thënë të drejtën, aty është një konvikt i vogël dhe nuk është se kemi një numër të madh nxënësish. Afërsisht ka variuar 15-20.

Gazetarja: Aktualisht sa nxënës flenë në këtë konvikt?

Kujdestarja e konviktit: Flenë shumë pak, më thënë të drejtën e sidomos, kur është koha e keqe dhe është shi, nuk i lënë prindërit, i marrin. Ja, sot më thanë i morën, se ishte shumë shi.

Gazetarja: Tani gjatë dimrit që ka qenë koha me shi apo  e keqe, nxënësit nuk kanë qëndruar fare?

Kujdestarja e konviktit:  Jo se s’kanë qëndruar fare, por kanë qëndruar shumë pak, kurse drekën e hanë. Çdo ditë kemi nxënës në konvikt. Për t’u ushqyer, ushqehen çdo ditë.

Në tabelën e brendshme për personelin shkruhen oraret e punës. Në të shkruhet se konvikti ka 3 roje.

Kujdestarja e konviktit: Për Zotin, të them të drejtën, për atë pjesë të më pyesësh mua, nuk mund të them se çfarë ruajnë. Thjesht i kanë caktuar që të punojnë nga 8 orë me turne.

Gazetarja: Edhe ju jeni punonjëse këtu në konvikt?

Gazetarja: Ju ishit kuzhiniere dhe…?

Gazetarja: Po ju çfarë magazinoni?

Magazinierja: Hyrjet dhe daljet (e nxënësve).

Gazetarja: Sa punonjës jeni në total?

Punonjësja: Kaq jemi këtu për momentin.

Gazetarja: Pra, një, dy, tre, katër punonjës jeni për momentin?

Punonjësja: Po! Në total janë edhe të tjerë.

Gazetarja: Sa nxënës flenë këtu në konvikt?

Punonjësja: Tek 14-15, që flenë zakonisht.

Edhe pse nuk ka nxënës konviktorë, sërish bashkia e Malësisë së Madhe ka investuar në këtë konvikt plot 21 milionë lekë të vjetra, por kushtet aty janë skandaloze.

Gazetarja: Nxënësit flenë direkt në dyshek?

Punonjësja: Jo, po ngaqë ishte e hënë sot dhe i hoqëm carcafët që të laheshin dhe nuk kishte drita dhe ngelën ashtu.

 Gazetarja: A është rikonstruktuar kohët e fundit konvikti?

Kujdestarja: Kohët e fundit, po! Kanë pasë bërë këto, pjesën elektrike, mbase ato llampat e ato gjërat. Unë nuk e di, të jap informacion të saktë, se sa ka qenë a si, por e kanë bërë një lloj rikonstruktimi.

Gazetarja: A keni ju fond që të furnizoheni me ushqime?

Kujdestarja: Ata kanë një normë ditore, nxënësit dhe e kanë fiks. E vogël është, por e kanë një 2 mijë lekësh në ditë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH