Sociale

Mjeku për moshën e tretë: Ky është pediatri i së ardhmes

Shkruar nga Liberale

Mjeku për moshën e tretë: Ky është pediatri i së

Sfida globale më e madhe e shëndetit publik pas pandemisë është plakja e popullsisë. Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria rezulton të ketë 17 për qind të popullsisë së saj mbi moshën 65 vjeç dhe trendi është në rritje.

Akademikët e Fakultetit të Mjekësisë paralajmërojnë se ky brez të moshuarish do të përkthehet në peshë për sistemin shëndetësor. Për fat të keq tek ne mungon figura e mjekut specialist për moshat e treta, që është geriatri.

Specialiteti që ne sot kemi nevojë më shumë se kurrë është geriatria. Ky është mjeku i së ardhmes. Ky është pediatri i së ardhmes. Në qoftë se deri tani këtë ngarkesë e ka pasur pediatri, që ka mbajtur peshën më të madhe të sëmundshmërisë së një brezi, tani peshën më të madhe e ka geriatri. Nuk e kemi ende, por jemi në kohën e duhur që ta prezantojmë, ta formojmë dhe i garantoj të gjithë që do të kenë mjaft punë. Geriatri është mjeku i ardhshëm i familjes,” thotë Xheladin Draçini, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Të moshuarit përballohen kryesisht nga mjekët e familjes dhe mbahen në kurriz nga vetë familjet, por sistemi shëndetësor duhet të bëhet gati në tri drejtime për t’i mbështetur.

Barnat novatore, ngritja e qendrave sociale për të moshuarit dhe nutricioni janë sfidat e së ardhmes për këtë moshë, për të gjitha sistemet shëndetësore,” shprehet z. Draçini.

Kongresi i parë ndërkombëtar i shkencave të shëndetit evidentoi se Shqipëria duhet të angazhohet në programin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për “Dekadën e moshimit të shëndetshëm 2030”, e cila orienton politikëbërësit drejt projekteve në favor të të moshuarve.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH