Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka deklaruar këtë të premte se zgjatja e hetimeve të SPAK për babin dhe bashkëshortin e saj është marrë pa asnjë provë të re.
Në një konferencë për shtyp bashkë me avokatët e ish-kryeministrit Berisha, Argita sqaroi se zgjatja e hetimeve ka si qëllim djegien e mandatit të Berishës dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral.
Malltezi: Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit.
Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë.
Duke qenë në fazë hetimi, lieri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu ehe Jamabër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të Spak-ut.