Sociale

Kremtohet festa e Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës (bllokohet qarkullimi)

Shkruar nga Liberale

Kremtohet festa e Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë i

Mbrëmja e 12 qershorit shënoi kulmin e pelegrinazhit 13-javor në kishën e Shna Ndout në Laç. Të ardhur nga qytete të ndryshme, të Shqipërisë, por edhe jashtë saj besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej mëngjesit të së mërkurës, ndërsa të shumtë ishin ata që e kaluan natën brenda dhe përreth kishës.

Pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve nis në mesin e muajit mars, që është e marta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti.

“Lutem për fëmijët që i kam gjithë jashtë shtetit, e për të gjithë njerëzimin me ju lut zotit, të heqin armën, shamatën. Mrekulli? Fëmijë që ka qenë sëmurë dhe e ka shëndosh i lumi Zot”, tha një qytetar.

“Vijmë nga Rubiku. Lutemi për shëndet, mbarësi harmoni, për të gjithë të mirat e shtëpisë. Vij për të mirën time, të familjes dhe për të gjithë shqiptarët kudo që të jenë. T’ua bëjë Zoti mbarë”.

“Nga Shkodra. Lutemi për të na ndihmuar Zoti. Me i ndihmuar Zoti të gjithë shqiptarët”, u shpreh një tjetër.

“Nga Tirana. 25 vjet që vij", u shprehen besimtarët për Report Tv. “Luten për shëndet e begati dhe zgjidhje të problemeve që i shqetësojnë thonë pelegrinët”.

Numri i madh i pelegrinëve drejt kishës së Shna Ndout krijoj kaos edhe në lëvizje. Nata e 12-qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit, për shumë ore çka krijoj radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie të cilët u vendosen në pika të ndryshme, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca me personel mjekësor.

Historia e Kishës
 Origjinat dhe Ndërtimi.
Kisha e Shën Ndout është ndërtuar në fillim të shekullit të 14-të nga urdhëri françeskan. Ajo është e dedikuar Shën Ndout të Padovës, një shenjt katolik shumë i dashur dhe i respektuar nga besimtarët.

Rindërtimi dhe Restaurimi
Gjatë shekujve, kisha ka pësuar disa dëmtime dhe restaurime. Në periudhën osmane, kisha pati një rënie të ndjeshme të funksionit të saj, por mbeti gjithmonë një vend i rëndësishëm për komunitetin katolik. Në kohën e komunizmit, kisha u mbyll dhe u dëmtua rëndë, por pas rënies së regjimit komunist, ajo u rindërtua dhe restaurua në vitet 1990.

Pelegrinazhi
Kisha e Shën Ndout është veçanërisht e njohur për pelegrinazhin që organizohet çdo vit më 13 qershor, dita e Shën Ndout. Ky pelegrinazh tërheq mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj, të cilët vijnë për të kërkuar bekime dhe shërim shpirtëror. Pelegrinazhi përfshin meshën, lutjet dhe shumë rituale fetare që kryhen nga besimtarët.

Arkitektura dhe Mjedisi
Kisha është e vendosur në një vend malor me një pamje të mrekullueshme mbi qytetin e Laçit. Arkitektura e saj është e thjeshtë dhe tradicionale, e përzier me elemente të stilit roman. Kisha është e rrethuar nga një mjedis natyror i bukur, që kontribuon në atmosferën e saj të veçantë shpirtërore dhe qetësuese.
Sonte , në natën e Shën Ndout ,me mijëra besimtarë frekuentojnë Kishën e Laçit dhe shumë prej tyre kalojnë gjithë natën tek Kisha e mrekullive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH