Një pjesë e bizneseve në Lezhë kanë abuzuar, duke mos afishuar çmimet gjatë kësaj periudhe festash, ku është rritur konsumi.
Diçka e tillë është konstatuar nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit në Bashkinë Lezhë gjatë kontrolleve të ushtruara në terren përgjatë muajit dhjetor.
Monitorimet janë fokusuar së tepërmi në tregje e dyqane, teksa Inspektorët po kontrollojnë thuajse çdo produkt duke parë skadencën por edhe çmimet.
Në rast se shkeljet janë të përsëritura bizneset gjobiten, bën të ditur drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë pjesë e së cilës është dhe zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Kontrollet e institucioneve që në këtë periudhë të vitit janë të shtuara, do të jenë prezente gjatë gjithë kohës me qëllim që të shmangen abuzimet dhe konsumatori të jetë i sigurtë.