Sociale

FOTO E DITËS: Qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës për të përkujtuar eksodin e '99

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës

Çdo vit më16 prill shumë qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës, kjo në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen e ofruar nga shqiptarët gjatë eksodit të vitit 1999, kur vendi i tyre ishte në sundimin e forcave paramilitare serbe. Ata shprehen se momenti i rikthimit iu ngjall atyre emocione të forta, duke ndarë kështu kujtime nga ato ditë.

Në muajt mars dhe prill të vitit 1999 ushtria serbe ndërmori një vale të gjerë spastrimi etnik të popullsisë shqiptare në Kosovë, duke larguar me dhunë mijëra banorë nga trojet e tyre.

Ishte pikërisht Kukësi, qyteti i parë i cili hapi dyert për rreth 800 mijë persona, që u strehuan në shtëpi, godina institucionesh dhe në kampe, të ngritura enkas për ta.

Obelisku në Kukës është simbol i kësaj ngjarjeje, që nderon sakrificën e popullit të Kosovës dhe luftën e UÇK-së për liri.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH