Vendi jonë përgjatë ditëve të fundit është përfshirë nga temperatura të ulëta, si pasojë e një mase polare që ka mbërthyer të gjithë gadishullin e Ballkanit. Sa i përket zonave malore temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.
Reshjet e borës do të vijojnë edhe të mërkurën në zonat juglindore, por problem më i madh do të jenë ngricat në rrugë.
Sipas Meteoalb, e mërkura pritet të jetë dita më e ftohtë, por të enjten dhe të premten temperatura do te rritet. Ndërsa në fundjavë termometri shënon sërish rekord, duke zbritur deri në -9 gradë në zonat e thella malore.