Vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhanë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të organizuara një ditë më parë.
“Zgjedhjet parlamentare 2025 ishin mjaft konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por ata ishin në një klimë të polarizuar. Kandidatët kishin mundësi të bëjnë fushatë, ndërsa në disa raste intimidimi nga ta janë raportuar.
Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës.
Ka pasur raportime për presione ndaj zgjedhësve, sidomos në administratë. Dy partitë kryesore ishin ato që kishin mbulim më të madh mediatik. Procesi ishte i qetë në tërësi, por kishte disa incidente të izoluara. Kishte sulme mes liderëve të dy partive të mëdha.
Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar mirë, pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën”, shtoi përfaqësuesja e delegacionit.