Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rubrikën e tij “Sy më Sy” në Facebook, i cili e kritikoi për stilin e tij të veshjes, duke e akuzuar se po përpiqet të manipulojë të rinjtë duke u veshur si adoleshent.
Në një përgjigje të drejtpërdrejtë, Rama u shpreh me ironi se çështja e veshjes së tij është komentuar prej vitesh dhe nuk ka lidhje me ndonjë përpjekje për të ndikuar të rinjtë.
“Edhe te veshja do më futesh. Çfarë të duhet ty si vishem. Kjo puna e veshjes sime është shumë e vjetër, nuk është sot. Nuk u bëra 60 vjeç me kostume dhe tani papritur po dal me pizhamë për të manipuluar të rinjtë,” tha Rama.
Duke vijuar me një ton ironik, ai i sugjeroi komentuesit të “tërhiqet njëçik” nga debati, duke shtuar: “Jo shumë afër kënetës këtu, se kjo këneta të thith nga Maqedonia e Veriut ku je ti, të bën qesharak.”