Politikë

Rama flet i bindur: Më 11 maj fitorja do të jetë historike!

Shkruar nga Liberale
Rama flet i bindur: Më 11 maj fitorja do të jetë historike!

Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve të Shkodrës që t’ia japin votën njerëzve që siç tha e nxorën kryeqendrën e veriut nga gropa duke e bërë pjesë të trenit të ndryshimit.

Kreu i PS e cilësoi 11 majin si takim me historinë, ndërsa theksoi se PS i duhen më shumë se 71 mandatë për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE.

“Në 11 maj është një takim me historinë, jo zgjedhje e zakonshme, për pak ditë do shkoj në Kuç dhe do ju shkruaj rezultatin. Nuk jemi në garë për 71 mandate, ato i kemi që tani, ato mjaftojnë për të qeverisur por nuk mjaftojnë për të mbyllur negociatat në 2027 me BE. Atje negociojnë çerek milionë faqe. Këneta do thotë na i vodhën zgjedhjet, por do jetë fitorja më e madhe historike e PS. Pres nga diaspora shpullën më shembullore për kënetën”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH