Ky është Horoskopi Javor sipas Paolo Fox (nga e hëna e 5 majit deri të dielën më 12 maj)
Dashi
Java e parë e majit hapet me një sërë ndryshimesh, që do t’ju sjellin qetësi shpirtërore. Do të merrni lajme të reja dhe do të lini takime interesante që kanë lidhje si me jetën personale ashtu edhe me atë profesionale. Mos u delegoni më punë të tjerëve, pasi po nënvlerësoni potencialin tuaj. Kini besim tek aftësitë tuaja, sepse ata që veprojnë në mënyrë të pavarur shpesh arrijnë rezultate më të mira. Financat do të ndryshojnë. Si të ardhurat edhe shpenzimet duhen menaxhuar me kujdes.
Demi
Fundi i pranverës do t'ju ofrojë mundësi për të marrë frymë lirisht. Disa prej jush kanë kohë që po përballen me një problem personal, por kjo javë mund të sjellë përmirësime konkrete. Vendosmëria do të jetë arma juaj më e fuqishme. Mos lejoni që të papriturat t'ju mërzisin, sepse i keni të gjitha mundësitë për t'i kapërcyer ato. Në dashuri, është koha e duhur për të rënë në sy dhe për të tërhequr vëmendjen.
Binjakët
Muaji që lamë pas ishte mjaft i ndërlikuar për ju, por më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Një surprizë do t'ju sjellë buzëqeshjen në fytyrë dhe do t'ju ndihmojë të rifitoni energjinë. Do të jeni më pozitivë, gati për të rinisur diçka që e kishit lënë pezull. Dëshira për t’u afirmuar shtohet dhe ata që punojnë ëndërrojnë për një stabilitet më të madh. Do të jetë një javë e gjallë, plot mundësi dhe të papritura, madje edhe sentimentale, veçanërisht për ata që janë beqarë dhe kërkojnë emocione të forta.
Gaforrja
Maji shënon një fazë suksesi pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe sakrificash. Pavarësisht ulje-ngritjeve, ju nuk u dorëzuat kurrë dhe kjo këmbëngulje tani po fillon të japë fryte. Do të frymëzoheni nga projekte ose qëllime të reja në jetë dhe do të keni mundësinë të bëni zgjedhje të rëndësishme në jetën tuaj dashurore dhe familjare. Çdo hap do të jetë i orientuar drejt përmirësimit, pavarësisht nëse po ndryshon diçka në pamjen, zakonet apo marrëdhëniet tuaja. Do të jetë një javë rritjeje të vazhdueshme.
Luani
Mos e kufizoni veten. Kjo javë ju fton të ëndërroni shumë. Do të keni burimet që ju nevojiten për të arritur qëllimet tuaja, për sa kohë që nuk i çoni dëm ato me ankesa të shumta ose shfaqje dembelizmi. Disa lajme të mira në sferën ekonomike do t'ju japin pak hapësirë për të marrë frymë. Ata që studiojnë do të jenë të përqendruar në provime, ndërkohë që nuk do të mungojnë mesazhet apo telefonatat e rëndësishme. Jini të gatshëm të shfrytëzoni çdo mundësi.
Virgjëresha
E keni të vështirë t’i hidhni pas krahëve vështirësitë, por tashmë ndiheni të lodhur duke i shtyrë vazhdimisht planet tuaja. Mund të ndiheni më mosbesues sesa më parë, por maji sjell me vete energji të reja. Këtë javë mund të merrni ftesa ose të kaloni momente çlodhjeje që do t'ju ndihmojnë të gjeni përsëri buzëqeshjen. Gjithashtu do të bëni rregullime të vogla në shtëpi, duke hequr qafe gjërat e tepërta për t'i bërë vend të rejave. Shumë shpejt do të përjetoni emocione të forta.
Peshorja
Kjo do të jetë një javë intensive, me angazhime familjare ose shtëpiake për t'u përballur pa u tërhequr. Edhe nëse jeni të lodhur, do të dëshironi të riktheheni në rrugën e duhur, fizikisht dhe mendërisht. Ditët e ngrohta do t'ju inkurajojnë të kujdeseni për veten dhe të interesoheni për mirëqenien tuaj. Një sfidë personale do të kërkojë energji dhe vendosmëri, por në fund do të ndiheni më të fortë. Jini të hapur për të bërë njohje të reja, shumë shpejt do të merrni lajme të mira.
Akrepi
Disa pasiguri do t'ju bëjnë të reflektoni mbi të ardhmen, por pikërisht nga këto dyshime do të lindin ide interesante. Mund të filloni një projekt personal ose të hulumtoni në një fushë që ju intereson. Kini kujdes në marrëdhëniet tuaja me ata përreth jush. Një fjalë e tepërt mund të shkaktojë tensione. Është më mirë të shmangni shpërqendrimet gjatë udhëtimeve. Pas një periudhe të mërzitshme, do të shkëlqeni përsëri falë një pamjeje të re dhe ndoshta edhe një lidhjeje të re emocionale.
Shigjetari
Do të fillojë për ju një fazë rilindjeje. Keni kaluar disa kohë të vështira, por tashmë duhet të ngriheni në këmbë dhe të shikoni përpara. Një situatë e veçantë do t'ju vërë në provë, por do të jeni në gjendje të reagoni, duke marrë iniciativën. Ata që janë beqarë ëndërrojnë për një dashuri të fortë, ndërsa për çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë do të jetë e rëndësishme të shmangin akuzat kundër njëri-tjetrit dhe të kërkojnë një dialog konstruktiv. Kjo javë do t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë dëshironi vërtet dhe si ta arrini atë.
Bricjapi
Je gati të kthesh faqen, duke filluar nga vetja. Këtë javë do t’i përkushtoheni kujdesit personal dhe mirëqenies suaj. Do të ndieni nevojën për t’u ripërtërirë, qoftë duke bërë një kontroll shëndetësor rutinë apo një prerje të thjeshtë flokësh. Mos prisni konfirmime nga të tjerët, i keni të gjitha cilësitë për të ecur me këmbët tuaja. Në fushën sentimentale mund të ketë zhvillime të reja, sidomos në sferën e miqësive. Kini kujdes të mos e teproni me shpenzimet.
Ujori
Disa prej jush do të jenë në gjendje të shijojnë momente çlodhjeje, ndërsa të tjerët më në fund do të marrin sinjale pozitive në punë ose në frontin financiar. Në shtëpi do t’ju duhet të sistemoni disa gjëra, ndërsa ata që kanë fëmijë do t’u duhet të japin mbështetjen e tyre për një kohë të gjatë. Për studentët po afron sezoni i provimeve, ndërsa të punësuarit mund të lënë takime që mund të ndryshojnë diçka në jetën e tyre të përditshme. Disa prej jush mund të kenë ndryshime të mëdha në jetën e tyre në çift, siç është shpërngulja ose fillimi i një lidhjeje të re.
Peshqit
Kishit të tjera pritshmëri për jetën tuaj, por rruga që keni ndjekur deri më tani ju ka mësuar shumë. Edhe nëse e kaluara nuk mund të ndryshohet, e ardhmja ende nuk është shkruar. Do të jetë një javë plot stimuj, e mbushur me gjëra të reja që do t’ju ngjallin kureshtjen. Mundësitë nuk do të mungojnë, por do të duhet të jeni gati t'i shfrytëzoni pa hezituar. Zgjeroni horizontet tuaja, pranoni ftesa të reja dhe lëreni veten të udhëhiqeni nga dëshira për të jetuar përvoja emocionuese dhe të jashtëzakonshme.