Në seancën e fundit parlamentare, kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha pati një përplasje verbale me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Teksa ka qenë duke prerë flokët, Basha ka publikuar mesazhin e berberit, i cili i kërkon Manjës që mos të vjedhë zanatin, pasi qytetarët tashmë i ka vjedhur.
Reagimi vjen një ditë pas përplasjeve në Kuvend ku Manja i tha Bashës se i ka bërë flokët e zeza, kreu demokrat iu kthye duke i thënë se “nuk ka përse të merret me leshtë e tij. “Mos u merr me leshtë e mi”, i tha Basha-Manjës ndër të tjera.
Në vazhdë të kësaj batute, Basha ka qenë tek berberi i tij, Elsi, që ka vijuar batutën ndaj Manjës.
Berberi personal i Bashës, Elsi: Jam berber Elsi. Mirë që po na vidhni nga fondet, por po doni me na vjedh edhe zanatin. Çfarë bëni kështu.
Lulzim Basha: Ulsi dëgjoje. Desha të të them atë ditë se ke prirje për berber, por as për berber nuk bën.
View this post on Instagram