Politikë

“Veliaj do arratisej”, Gjykata: Është logjike që i akuzuari për një vepër të rëndë të shpëtojë veten

Shkruar nga Liberale

“Veliaj do arratisej”, Gjykata: Është logjike që i

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u vu në masën shtrënguese “arrest në burg” pasi Gjykata e Posaçme kishte dyshime se mund t’i largohet hetimeve për shkak të veprave të rënda penale për të cilat dyshohet se i ka kryer. Kështu arsyetoi gjyqtari Erion Bani, që e futi atë në qeli me kërkesë të dy prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani.

GJKKO: Gjykata vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanksionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim ka nevojë të sigurohet. Kështu në rastin objekt gjykimi, gjykata vlerëson se kemi të bëjmë me një frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë ata mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar, që dënohet me 5, 12 dhe 15 vjet burgim.

Me tej gjykatësi arsyeton se është në psikologjinë e një personi që të tentojë të shpëtojë veten.

GJKKO: Nga studimi i të gjitha rrethanave që lidhen me rrezikshmërinë shoqërore të veprës, mund të zgjidhet drejt edhe çështja e mundësisë të të pandehurit për t’iu shmangur hetimit apo gjykimit. Dihet sesa më e madhe të jetë rrezikshmëria shoqërore e veprës penale, për të cilën dyshohet personi aq më i rëndë është edhe dënimi i parashikuar për veprën penale konkrete. Por një dënim i rëndë për një vepër penale të rëndë se është kryer nga personi është plotëssht logjike të pranohet se mund të lindë tek ai mendimin për t’iu shmangur hetimit apo gjykimit me qëllim për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka kaluar natën e parë në qeli në bllokun e sigurisë ndërkohë që pritet që të mërkuren të dalë para togave të sigurisë në Gjykatën e Posaçme për tu njohur me masën e sigurisë. Gjatë paradites së sotme Veliaj është vizituar nga avokati i tij Henrik Ligori dhe nga drejtori juridik i bashkisë Alban Dokushi.

Kryetari i bashkisë më të madhe në vend, u arrestua mesditën e së hënës në krye të detyrës, nën dyshimet se së bashku me gruan e tij, Ajola Xoxa kanë kryer korrupsion me fondet publike në të paktën 9 raste. Në skemën e zbërthyer nga SPAK doli zbuluar edhe roli i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt.

Mes tyre bën pjesë, biznesmeni i arrestuar, Elman Abule që përmes kompanisë Remetal sipas SPAK ka kryer pastrim parash. Detyrim paraqitje, Prokuroria Speciale kërkoi edhe për biznesmenët, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.

Ndërkohë gruaja e kryebashkiakut ndodhet nën masën “arrest shtëpie”. Masa ndaj saj u ekzekutua mbrëmjen e së hënës kur ajo mbërriti në Rinas pasi po kthehej nga Roma ku ndodhej për arsye shëndetësore. Ajo u shoqërua nga agjentët e BKH në shtëpinë e saj.

Gjykata Antikorrupsion sekuestroi rreth 870 mijë euro të Ajola Xoxës, në dy llogari bankare, ndërkohë që u zbuluan edhe shpenzime në vlera të mëdha për veshje dhe bizhuteri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH