Politikë

Ursula von der Leyen uron Ramën: Mezi pres të të takoj nesër në Tiranë!

Shkruar nga Liberale

Ursula von der Leyen uron Ramën: Mezi pres të të takoj nesër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e tij në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit. 

Përmes një postimi në platformën “X”, von der Leyen shkruan se Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit evropian nën udhëheqjen socialiste. Sakaq, ajo shkruan se mezi pret që të takohet nesër me kryeminstrin në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet ditën e premte.

“I dashur @ediramaal, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan von der Leyen.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH